fbpx
3 C
Skopje
Friday, October 23, 2020

Rama në panik

- Advertisement -

Humbja e ekuilibrit etik nuk është një gjë e rrallë për Kryeministrin Rama. Prej kohësh ajo çka ai quan “pasion” është kthyer në një agresion verbal të palejueshëm  për çdo individ e lëre pastaj për një njeri me pushtetin e tij.

Shtrohet pyetja, çfarë e nervozon zotin Kryeministër kaq shumë sa mos të flasë i qetë e i relaksuar, kur gjithçka në dukje është kaq vaj, kur punët i ka më mbroth se kurrë, kur ligjet zgjedhore i bëri sipas asaj çka kishte ëndërruar prej vitesh? Pse zoti Kryeministër u hakërrehet gazetarëve, kolegëve, kundërshtarëve, pupacëve, surrogatëve, të gjithëve?

Agresioni i Kryeministrit në Opininon duhet parë në një kontekst kohor pak më të gjerë. Çdo veprim i tij në këto katër muaj (qysh nga Qershori i shkuar) është i motivuar vetëm nga paniku i humbjes. Ai nuk pyet më për marrëveshje në prani ndërkombëtarësh (05 Qershori), nuk pyet më për ndërkombëtarë, nuk pyet më për Bundestag apo Integrim!

Të gjitha këto u hodhën poshtë me ndryshimet Kushtetuese që ia ndalonin Opozitës koalicionin parazgjedhor. Aty ai mori frymë pak por siç duket sondazhet përsëri e nxirrnin humbës. U la të kuptohet ky disfatizëm në mbledhjen e Elbasanit ku vetë Edi Rama pohonte:

 “Nëse votimet do të ishin këtë të dielë Partia Socialiste nuk do t’i fitonte të gjithë zemrat e atyre që s’kanë votuar kurrë për kundërshtarët e saj”.

Pra, për herë të parë lideri i Rilindjes po pohonte rënie ndër ata që e kanë votuar historikisht Partinë Socialiste.

Qysh nga ajo ditë nuk ka pushuar retorika agresive, buliste. Fushata zgjedhore u polarizua sikur të ishim në ditët e fundit të saj. Presidenti dhe Kryeministri ishin gladiatorët.

Kaq shumë kishte kapur paniku Edi Ramën sa filloi të numëronte edhe votat e të dekoruarve! Hej, po vinte në hesap ndoshta 100 vetë, maksimumi, njeriu që vetëm dy muaj më parë u kishte humbur me Kushtetutë mbi 50 mijë vota kampit kundërshtar përmes copëzimit të votës nga ndalimi i koalicioneve parazgjedhore!

Ndërkohë, për vete e ka lëshuar pa duar ekonominë e vendit. Ai është në makth për vota. Ja veprimet që e dekonspirojnë tmerrin e tij nga zgjedhjet e ardhshme:

1.

Para dy muajsh hoqi tatimin e fitimit për biznesin me xhiro vjetore deri në 14 milionë lekë (110 mijë Euro) dhe heqjen e TVSH-së për biznesin me xhiro deri në 8 milionë lekë (65 mijë Euro). Vini re hipokrizinë. Para dy vjetës e uli kufirin nga 5 milionë në 2 milionë kufirin e biznesit që i nënshtrohej TVSH-së.  Atëherë nuk kishte zgjedhje, atëherë gjendja ekonomike ishte e qëndrueshme, as tërmeti nuk kishte rënë e as pandemia nuk kishte. Ndërsa tani, me gjithë situatë pranë katastrofës ekonomike, vendos t’i përjashtojë nga kjo taksë të gjithë biznesmenët që kanë xhiro katër herë më shumë se limiti! A nuk është kjo një shenjë e tmerrshme paniku që për hir të votave po kërkon të shkatërrojë ekonominë?

2.

Vijoi në Tetor me heqjen e akcises shtetërore për naftën e fermerëve (çmim i përgjysmuar nga 150 lekë në 75 /litër). 80 mijë fermerë –tha Ministri Çuçi- do përfitojnë naftë me çmim të përgjysmuar me efekt 1 miliardë lekë. Pra, për 2700 ditë ua dha naftën me një nga çmimet më të larta në Evropë fermerëve dhe, vetëm në 100 ditët e fundit merr vendimin t’ua përgjysmojë!

A është kjo hipokrizi? A do ta besojnë 80 mijë fshatarët përfitues këtë? As Kryeministri nuk e beson këtë. Por t’a hajë kush ta hajë, ne do bëjmë grafikët, për ato jemi mjeshtra.

3.

Vendimi për rritjen e pagave për Shëndetësinë dhe Arsimin, respektivisht në masën 15 dhe 40%  me në efekt vjetor për 65 milionë Euro! Veç për krahasim, çdo vit rritja e fondit tëp agave për këta sektorë ka qenë 11,5, në vitin e fundit, ose më saktë në 100 ditëshin e fundit shkon 65 milionë ose 6 herë më shumë! Nga do i gjejë këto para asnjë fjalë. Armata e mësuesve dhe infermierëve duhet të ndjejnë dorën e ngrohtë të Partisë dhe të na shpërblejnë me ndonjë votë…

Të treja këto vendime u morën në sfondin e pandemisë dhe në kushtet më të këqija ekonomike të vendit të paktën qysh prej ’97!

Prandaj Rama ishte nervoz mbrëmë, prandaj humbi totalisht kontrollin. Ai ka kuptuar që numrat janë kundër tij. Kjo e ka bërë të humbë busullën ekonomike e psiqike duke vërshyer në vendime alogjike që do t’i kushtojnë të ardhmes së vendit. Atë e tërbon më së shumti e vërteta, fakti, pyetja. Gjithçka është kundër tij, edhe kolegët e Partisë janë shmangur si minjtë që ndjejnë anijen që po mbytet.

TE DHENAT PER COVID19 NE MBARE BOTEN

TE GJITHA SHTETET
41,942,432
RASTE TE KONFIRMUARA
Updated on October 22, 2020 11:35 pm

TE DHENAT PER COVID19 NE MBARE BOTEN

VDEKJE NGA KOVID19
1,141,612
VDEKJE
Updated on October 22, 2020 11:35 pm

TE DHENAT PER COVID19 NE MBARE BOTEN

TE SHERUAR NGA KOVID19
30,671,115
TE SHERUAR
Updated on October 22, 2020 11:35 pm

TE DHENAT PER COVID19 NE MBARE BOTEN

RASTE AKTIVE
10,129,705
RASTE AKTIV ME COVID19
Updated on October 22, 2020 11:35 pm

- Jetojmë në një kohë ku çdokush shikon dhe gjykon nëse je i shëmtuar apo i bukur... askush nuk vëren dhe as interesohet nëse je i dëshpëruar apo i lumtur.

F.V

Manager

TE FUNDIT

Bota Sot: Ramush Haradinaj president i ri i Kosovës, arrihet marrëveshja?

PDK-ja është pajtuar që t’i jap votat për Ramush Haradinajn si president i ri i vendit. Kështu kanë thënë burime të gazetës “Bota sot”, ku...

Taravari propozon Qeveri të zgjeruar, Zaev i përgjigjet

Sekretari gjeneral i ASH-së Arben Taravari mbrëmë në Click Plus e hodhi idenë për formimin e Qeverisë së zgjeruar, me qëllim që të përballjes...

Kush janë drejtorët shqiptar që do të emërohen në Klinikën e Shkupit

Kjo është java kur do të emërohen drejtorët e rinj nëpër institucione të ndryshme të vendit që i përkasin eshalonit të tretë. Me këtë rast...

Filipçe: Administrata të punojë me ndërrime ose nga shtëpia

- Advertisement - Ministri i shëndetësisë Venko Filipçe tha se një ndër masat të cilat i ka propozuar Qeverisë për miratim gjatë ditës së nesërme...

18 fëmijë dhe 55 të punësuar nëpër çerdhe pozitivë me Covid-19

Që nga hapja e çerdheve 18 fëmijë dhe 55 të punësuar kanë rezultuar pozitivë me Covid-19. Këtë e bëri të ditur Ministria e Punës...

Ndarja e drejtorive, këtë javë mbyllet marrëveshja

Partitë e koalicionit qeveritar, LSDM, BDl, BESA, PDSH dhe partitë e tjera këtë javë pritet të përmbyllin marrëveshjen rreth ndarjes së drejtorive, agjencive dhe...

Pas shtatë muajsh besimtarët u lejuan të falen në Qabe (VIDEO)

Pas ndalimit prej shtatë muajsh për shkak të pandemisë në Qabe të Mekës, myslimanët kryejnë lutjen e parë të përbashkët. Në muajin mars autoritetet saudite...

Humbin jetën dy vëllezër nga Deçani në Gjermani, goditen për vdekje nga treni

Alsat 13.10.2020 14:39 Një 13 dhe një 17 vjeçar nga Ratishi i Epërm i Deçanit kanë humbur jetë në Brukberg të Gjermanisë. Të dy...

Vëllai i deputetit përfitoi 83 mijë euro për trajnimin e gomerëve dhe kuajve

Drejtori i shkollës së mesme bujqësore në Kavadarc ka fituar projekt në vlerë prej 83 mijë euro për trajnim të gomerëve dhe kuajve, para...

Zemaj: Rritja e rasteve me COVID-19, si pasojë e mosrespektimit të masave

Alsat 10.10.2020 17:48 Ministri i Shëndetësisë në Qeverinë e Kosovës, Armend Zemaj gjatë një konference për media, ka bërë të ditur se Kosova ka...

Dy edukatore nga Çairi infektohen me koronavirus, katër fëmijë në izolim

Gjatë 24 orëve të fundit sipas Ministrisë së Shëndetësisë, 386 persona kanë rezultuar pozitiv me virusin korona, 6 persona e kanë humbur jetën ndërsa...

Policia do të kontrolloj sa mysafirë në shtëpi i kemi, masa e re në Maqedoni!

Në Maqedoninë e Veriut me shtimin e rasteve të reja dhe në numër rekord të infektimeve me Kovid-19, do të aplikohen masa të reja...

SHQIPËRI

Yuri Kim këshillon publikisht Ilir Metën: Dua ta shoh…

Ambasadorja Amerikane Yuri Kim e ka cilësuar unik rolin e presidentit në atë që ajo e cilësoi bashkimi i vendit. Duke kujtuar në rastin e...

Përplasja kryeministër-president/ Malaj: Meta ‘politikan race”, Ramës i ka humbur edhe batuta

E ftuar në “Politik On” në RTV Ora ku po diskutohet mbi përplasjet kryeministër-president, ish deputetja e LSI Nora Malaj ka bërë dallimin mes...

Basha zbulon ligjin e parë që do të miratojë kur të vijë në pushtet

Kreu i Partisë Demokratike, Lulzim Basha tha për Ilva Now në Euronews Albania se PD ka gati ligjin antimafia me anë të të cilit...

Rezoluta për antisemitizmin/ SHBA dhe BE përshëndesin miratimin nga parlamenti

Parlamenti miratoi rezolutën “Për miratimin e përkufizimit të përdorshëm për antisemitizmin, përcaktuar nga Aleanca Ndërkombëtare për Përkujtimin e Holokaustit”.Rezoluta mbështetet në përcaktimin e kësaj Aleance,...

“Varëse 10 mijë euro”, Belinda Balluku: Nuk jam ministrja më e pasur

Ministrja e Infrastrukturës dhe Energjisë, Belinda Balluku thotë se buxheti i vitit 2021 anon nga ana e infrastrukturës, asaj rrugore, portuale dhe aviacion. Gjatë...

Mbi 13 % e popullsisë në Tiranë e ka kaluar Covid-19, një vaksinë tjetër ka efekt kundër virusit

Pak javë më parë shkencëtarët dolën në rezultatin se vaksina e tuberkulozit ose ndryshe BCG, ka prova se mund të mbrojë edhe nga infeksione...

ME TE LEXUARA

Bota Sot: Ramush Haradinaj president i ri i Kosovës, arrihet marrëveshja?

PDK-ja është pajtuar që t’i jap votat për Ramush Haradinajn si president i ri i vendit. Kështu kanë thënë burime të gazetës “Bota sot”, ku...

Taravari propozon Qeveri të zgjeruar, Zaev i përgjigjet

Sekretari gjeneral i ASH-së Arben Taravari mbrëmë në Click Plus e hodhi idenë për formimin e Qeverisë së zgjeruar, me qëllim që të përballjes...

Kush janë drejtorët shqiptar që do të emërohen në Klinikën e Shkupit

Kjo është java kur do të emërohen drejtorët e rinj nëpër institucione të ndryshme të vendit që i përkasin eshalonit të tretë. Me këtë rast...

Filipçe: Administrata të punojë me ndërrime ose nga shtëpia

- Advertisement - Ministri i shëndetësisë Venko Filipçe tha se një ndër masat të cilat i ka propozuar Qeverisë për miratim gjatë ditës së nesërme...
- Advertisement -