fbpx
6 C
Skopje
Tuesday, April 20, 2021

Mbi 40 mijë faqe material kundër ish-krerëve të UÇK-së – Alsat

- Advertisement -

Me qëllim të konfirmimit të aktakuzës kundër ish-krerëve të Ushtrisë Çlirimtare të Kosovës, Prokuroria e Specializuar në Hagë është mbeshtetur tek 153 dëshmitarë, dhe synon që përsëri të mbështetet në shumicën e tyre gjatë gjykimit, shkruan REL.

Prokuroria, po ashtu thotë se materiali mbështetës për aktakuzën e paraqitur për konfirmim ka pasur mbi 40 mijë faqe.

Pranë Dhomave e Specializuara në Hagë të mërkurën do të mbahet konferenca statusore në rastin ndaj ish-presidentit të Kosovës, Hashim Thaçit, ish-kreut të Partisë Demokratike të Kosovës, Kadri Veselit, ish-zëdhënësit të UÇK-së, Jakup Krasniqit dhe ish-anëtarit të Shtabit të Përgjithshëm të UÇK-së, Rexhep Selimit.

Kundër tyrë është konfirmuar aktakuza për krime lufte dhe krime kundër njerëzimit. Të gjithë aktualisht gjenden në paraburgim në Hagë dhe janë deklaruar të pafajshëm.

Konferenca statusore, apo konferencën mbi ecurinë e çështjes e thirrë gjykatësi i procedurës paraprake dhe ajo ka për qëllim organizimin e shkëmbimeve midis palëve. Në këtë konferencë pritet që prokuroria të tregoj me cfare lloji prova disponon.

Sipas një parashtrese të Prokurorit të Specializuar dërguar Dhomave të Specializuara për këtë konferencë, e të publikuar në faqën e tyre të internetit, prokuroria pretendon se për konfirmimin e aktakuzës ka disponuar me material prej rreth 43 mijë faqe, duke përfshirë raporte, deklaratat të dëshmitarëve, fotografi, e mbi 20 orë material audio-vizuel.

Prokuroria thotë se mbrojtjes parashikon t’i dorëzojë provat siç janë raportet, fotografitë, dokumentet e UÇK-së, duke përfshirë urdhërat, rregulloret etj.

Rregullorja e Procedurës dhe e Provave para Dhomave të Specializuara parashikon se Prokurori i Specializuar duhet të njoftoj mbrojtjen për çdo material dhe provë që ka në zotërim, si dhe me kërkesë të mbrojtjes, Prokurori i Specializuar vë në dispozicion çfarëdo deklarate, dokumenti, fotografie. Kjo duhet të ndodhë brenda 30 ditëve që nga paraqitja e parë e të akuzuarve në gjykatë. Megjithatë, prokurori duhet të paraqesë arsyetime në rast të vonesave.

Sipas parashtresës së Prokurorisë, ajo parashikon sigurimin e hollësishëm të materialit me prova për mbrojtjen deri më 30 prill 2021, kurse shton se do të jetë në gjendje t’i ofrojë listën e plotë të dëshmitarëve deri më 31 maj 2021, me kusht që procedurat aktuale paraprake pranë Dhomave të Specializuara të jenë afër përfundimit dhe se në të njëjtën kohë është planifikuar fillimi i gjykimit.

“Prokuroria aktualisht parashikon shtimin e afërsisht 50 dëshmitarëve të tjerë në listën e dëshmitarëve për gjykimin, megjithëse numri përfundimtar i dëshmitarëve mund të ndryshojë, varësisht nga rezultati të hetimeve të mbetura”, thuhet në këtë parashtresë.

Prokuroria në parashtresë thotë se redaktimi i materialeve është diçka që duhet të bëhet me kujdes, si dhe që përkthimi i materialit mbështetës të aktakuzës në gjuhën shqipe është në proces e sipër.

Prokuroria akuzon Thaçin, Veselin, Krasniqin dhe Selimin për kryerjen e krimeve të luftës ndaj qindra civilëve dhe personave që nuk merrnin pjesë aktive në luftime.

Në aktakuzë pretendohet se nga marsi i vitit 1998 deri në shtator të 1999, Hashim Thaçi, Kadri Veseli, Rexhep Selimi, Jakup Krasniqi dhe anëtarë të tjerë të “ndërmarrjes së përbashkët kriminale kanë ndarë qëllimin e njëjtë për të marrë dhe ushtruar kontrollin në gjithë Kosovën me të gjitha mjetet, përfshirë edhe frikësimin, keqtrajtimin, ushtrimin e dhunës dhe eliminimin e atyre që i konsideronin kundërshtarë”.

Prokuroria pretendon se viktimat ishin kryesisht njerëz që gjatë kohës së luftës perceptoheshin si bashkëpunëtorë të forcave serbe, të zyrtarëve apo institucioneve shtetërore apo edhe që nuk mbështesnin qëllimet e UÇK-së.

Kjo, sipas aktakuzës, përfshinte edhe personat e lidhur me Lidhjen Demokratike të Kosovës – LDK dhe persona të etnisë serbe, rome dhe etnive tjera”.

TE DHENAT PER COVID19 NE MBARE BOTEN

TE GJITHA SHTETET
143,362,075
RASTE TE KONFIRMUARA
Updated on April 20, 2021 9:08 pm

TE DHENAT PER COVID19 NE MBARE BOTEN

VDEKJE NGA KOVID19
3,051,495
VDEKJE
Updated on April 20, 2021 9:08 pm

TE DHENAT PER COVID19 NE MBARE BOTEN

TE SHERUAR NGA KOVID19
121,957,129
TE SHERUAR
Updated on April 20, 2021 9:08 pm

TE DHENAT PER COVID19 NE MBARE BOTEN

RASTE AKTIVE
18,353,451
RASTE AKTIV ME COVID19
Updated on April 20, 2021 9:08 pm

- Jetojmë në një kohë ku çdokush shikon dhe gjykon nëse je i shëmtuar apo i bukur... askush nuk vëren dhe as interesohet nëse je i dëshpëruar apo i lumtur.

F.V

Manager

TE FUNDIT

Hap pas hapi, si mund ta bëni vetë në shtëpi testin e shpejtë për COVID-19

Greqia ka futur vetë-testimet për COVID-19 me detyrim për disa kategori, mes të cilëve për nxënësit e shkollës së mesme dhe mësuesit, që duhet...

Prej sot ora policore fillon në ora 20:00

Me vendim të Qeverisë prej sot fillon orë policore dyjavore prej orës 20:00 deri në ora 05:00 të mëngjesit, përderisa prej nesër mbyllen të...

Problem i ri për diasporën, nuk mund të regjistrojnë më shumë se tre fëmijë

Deri sa Enti Shtetëror i Statistikave (ESHS) ka evituar disa probleme që janë paraqitur ditën e parë në Sistemin elektronik për regjistrim të diasporës,...

Seancë e re gjyqësore për “Organizatorët e 27-Prillit”

Në Gjykatën Penale-Shkup sot duhet të vazhdoj gjykimi për “Organizatorët e 27 Prillit’. Gjykimi për këtë lëndë është akoma në fazën e dëshmive. Në...

Greqi, 3 209 raste të reja ditore dhe 60 viktima nga COVID-19 – Alsat

Greqia konfirmoi sot 3 209 raste të reja me COVID-19 në 24 orët e fundit, sipas Organizata Kombëtare të Shëndetit Publik (EODY).Ka 82 034...

Kosova përfiton 33 milionë dollarë ndihmë nga SHBA-të – Alsat

Shtetet e Bashkuara të Amerikës do t’i dhurojnë Kosovës 33 milionë dollarë amerikanë, ndihmë kjo që lidhet me Objektivat Zhvillimore të USAID-it për pesë...

Shqipëri, 711 të infektuar me COVID, humbin jetën 9 persona – Alsat

Rekord shifrash të infektuarish me Covid janë konfirmuar këtë të mërkurë në Shqipëri. Gjatë 24 orëve të fundit në vendin tonë janë konfirmuar 711...

Kosova regjistron 720 raste të reja me Covid-19 – Alsat

Instituti Kombëtar i Shëndetësisë Publike (IKSHPK) ka njoftuar të mërkurën se gjatë 24 orëve të fundit 11 pacientë me koronavirus kanë vdekur dhe janë...

Hagë, mbrojtja e ish krerëve të UÇK-së kërkon që gjykimi të nis në 2022 – Alsat

Në seancën e sotme në Dhomat e specializuara në Hagë, ndaj ish-krerëve të UÇK-së, zyra e prokurorit të specializuar propozoi që gjykimi të nisë...

Kroaci, 3251 raste të reja me Covid-19 dhe 38 të vdekur – Alsat

Në 24 orët e fundit janë regjistruar 3251 raste të reja me infeksion të virusit SARS-CoV-2, dhe numri i rasteve aktive në Kroaci sot...

​Prokuroria kërkon që gjykimi ndaj ish-krerëve të UÇK-së të nisë verën e ardhshme, mbrojtja e quan absurde – Alsat

Në seancën e sotme në Dhomat e Specializuara në Hagë, ndaj ish-krerëve të Ushtrisë Çlirimtare të Kosovës, Zyra e Prokurorit të Specializuar propozoi që...

Ish-ministri Nenad Rikallo merr post në Zyrën për Kosovën në qeverinë serbe – Alsat

Ish-ministri në Qeverinë e Kosovës dhe anëtari aktual i Komisionit Qendror Zgjedhor të Kosovës, Nenad Rikallo, u emërua ndihmës i drejtorit të ashtuquajturës Zyre...

SHQIPËRI

Valteri: Vetëm një gomar e beson që Basha zhduku kasetën

Deputeti Halit Valteri, një kritik i kreut të PD, Lulzim Basha, tha se për çështjen e kasetës ai nuk e beson se Basha të...

A duhet t’i përgjigjet Basha akuzave? Përplasen Spahiu dhe Gjekmarkaj

Hezitimi i Bashës, përballë dëshmive të Milaim Bellanicës dhe ish-komandantit të UÇK-së Latif Gashit, po diskutohet në studion e emisionit “Open”.Analisti Kreshnik Spahiu tha...

Si ka mundësi që në çift njëri infektohet me Covid-19 e tjetri jo?! Genc Sulçebe zbulon se ç’ndodh me virusin!

711 qytetarë kanë rezultuar pozitivë me Covid-19 në 24 orët e fundit në vendin tonë, duke e çuar në 29,837 numrin total të të infektuarve...

Policia: Tritoli iu vendos lokalit të një gruaje

Policia ka dhënë detaje zyrtare në lidhje me shpërthimin e fuqishëm të eksplozivit, i vendosur në derën e lokalit që rezulton se është në...

Shpërthim i fuqishëm në Shkodër

Një shpërthim i fuqishëm ka tronditur qytetin e Shkodrës, mbrëmjen e sotme.Shpërthimi ka ndodhur pranë kryqëzimit të shkollës pyjore, ndërsa mendohet se ka qenë...

Kërcënohet prokurori i shkarkuar/ Pas rrëzimit nga vettingu, sms kërcënuese për jetën e djalit dhe familjes

Me kërkese te prokurorisë, policia është vene ne kërkim te një 51 vjecari nga Elbasani, i cili dyshohet se i ka dërguar një sërë...

ME TE LEXUARA

Hap pas hapi, si mund ta bëni vetë në shtëpi testin e shpejtë për COVID-19

Greqia ka futur vetë-testimet për COVID-19 me detyrim për disa kategori, mes të cilëve për nxënësit e shkollës së mesme dhe mësuesit, që duhet...

Prej sot ora policore fillon në ora 20:00

Me vendim të Qeverisë prej sot fillon orë policore dyjavore prej orës 20:00 deri në ora 05:00 të mëngjesit, përderisa prej nesër mbyllen të...

Problem i ri për diasporën, nuk mund të regjistrojnë më shumë se tre fëmijë

Deri sa Enti Shtetëror i Statistikave (ESHS) ka evituar disa probleme që janë paraqitur ditën e parë në Sistemin elektronik për regjistrim të diasporës,...

Seancë e re gjyqësore për “Organizatorët e 27-Prillit”

Në Gjykatën Penale-Shkup sot duhet të vazhdoj gjykimi për “Organizatorët e 27 Prillit’. Gjykimi për këtë lëndë është akoma në fazën e dëshmive. Në...
- Advertisement -