Shkrimtari i njohur Luan Starova nominohet per çmimin me prestigjioz kombëtar per letersi “ROMAN”, Ai eshte niminuar me romanin e tij “Emigrimi i ngjalave.
Romani “Emigrimi i ngjalave” është pjesë e sagës ballkanike të shkrimtarit Luan Starova. Kjo vepër e përkthyer në dhjetra gjuhë dhe e vlervsuar nga kritikë letrarë, filozofë, shkrimtarë dhe estetë nga e gjithë bota, nga njëra anë vihet në ndjekje të linjës familjare të autorit, duke e filluar atë nga rënia e Perandorisë Osmane e deri në fillim të shekullit XX, me shembjen e Jugosllavisë dhe rënien e komunizmit në vendet totalitare. Nga ana tjetër romani “Emigrimi i ngjalave” gjurmon jetën e vendeve, popujve dhe kombeve e kulturave të izoluara e të ndara nga kufijtë.
Njëherit akademiku Luan Starova eshte dhe shkrimtari shqiptar botimet e të cilit jane përkthyer në shume gjuhe te botës.
Autorët e nominuar si kandidatë për Çmimet Kombëtare të Letërsisë për vitin 2019:
ROMANI
Luan Starova, “Emigrimi i ngjalave” – Poeteka
Mira Meksi, “Diktatori në Kryq” – Onufri
Ylljet Aliçka, “Metamorfoza e një kryeqyteti” – Onufri
Preç Zogaj, “Anjeza nuk u zgjua” – UETPRESS
Bashkim Shehu, “Triptiku i magjistarëve” – Toena