fbpx

Kosova regjistron 720 raste të reja me Covid-19 – Alsat

by F V
48 views

Instituti Kombëtar i Shëndetësisë Publike (IKSHPK) ka njoftuar të mërkurën se gjatë 24 orëve të fundit 11 pacientë me koronavirus kanë vdekur dhe janë regjistruar 720 infektime të reja.

Ky institut ka kryer 1,599 testime brenda 24 orëve.

“Rastet e vdekjes janë nga komunat: Prizren 4 raste (81, 79, 72, 72 vjeç), Istog 1 rast (51 vjeç), Klinë 1 rast (63 vjeç), Mamushë 1 rast (31 vjeç), Mitrovicë 1 rast (84 vjeç), Pejë 1 rast (70 vjeç), Prishtinë 1 rast (76 vjeç), Viti 1 rast (74 vjeç)”, thuhet në njoftimin e IKSHPK-së.

Që nga 13 marsi, kur në Kosovë janë shënuar rastet e para me koronavirus, 860 kanë vdekur dhe 31,215 janë infektuar.

LEXO EDHE

This website uses cookies to improve your experience. We'll assume you're ok with this, but you can opt-out if you wish. Accept Read More

Privacy & Cookies Policy