fbpx

BE-ja së shpejti me ligj për t’i larguar propagandat ekstremiste nga interneti

by F V
10 views

Ministrat e Bashkimit Evropian kanë thënë se blloku duhet të adoptojë një ligj këtë vit duke obliguar firmat e interneteve t’i largojnë propagandat ekstremiste brenda një ore pasi të marrin raportim për to, shkruan BBC.

BE-ja ka diskutuar një rregullore të tillë për më tepër se një vit, por sulmet e fundit terroriste në Francë dhe Austri e kanë bërë këtë çështje më urgjente.

Ministrat e Brendshëm kanë thënë se teksti duhet të arrijë së shpejti pajtimin me Komisionin e BE-së dhe Parlamentin Evropian.

Po ashtu kanë kërkuar më tepër shkëmbime të dhënave brenda BE-së dhe një kontroll më sistematik të kufijve.

Si ministri i Brendshëm i Gjermanisë, Horst Seehofer, ashtu edhe komisioneria për marrëdhënie të Brendshme në BE, Ylva Johansson, kanë kërkuar që të arrihet pajtim deri në Krishtlindje për një rregullore re “për përmbajtje terroriste online (TCO)”.

LEXO EDHE

This website uses cookies to improve your experience. We'll assume you're ok with this, but you can opt-out if you wish. Accept Read More

Privacy & Cookies Policy